Detajet rrënq*these nga vr*sja e 22-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i bëri gj*kut te saj i dashuri filipinas

Të tjera detaje vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali. Sipas mediave italiane, autori 23-vjeçar, pasi e vrau, e futi trupin në një çantë të zezë.
Bëhet me dije se hetuesit thonë se asnjë gjurmë gjaku nuk është gjendur në makinën që dyshohet se ai ka transportuar trupin nga shtëpia ku kreu krimin, te vendi ku e hodhi.

Megjithatë, analizat e mostrave të gjakut të gjetura nga policia brenda shtëpisë ku Samson jeton me prindërit e tij janë ende duke u zhvilluar. Mediat italiane raportuan një ditë më parë se policia po shqyrton edhe rolin e prindërve të vrasësit, të cilët mendohet të kenë qenë brenda në banesë kur filipinasi ka goditur me thikë Ilarian.

Prindërit e 23-vjeçarit, sipas akuzës ndodheshin në shtëpi. “Unë nuk isha atje”, u tha babai i autorit hetuesve. “Po flija”, ishte versioni i mamasë. Dy dëshmi që konsiderohen të pabesueshme. Ndërkohë është sekuestruar makina dhe banesa në rrugën Homs, si dhe telefoni i të riut.

Ish-i dashuri i shqiptares menjëherë pas ndalimit, pranoi autorësinë e vrasjes. Ai, sipas dëshmive në polici, ka kërkuar falje tek familjarët e 22-vjeçares shqiptare.

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Italinë fqinje ka reaguar e babai i të resë shqiptare që u masakrua me thikë nga i dashuri.
Teksa ka folur për mediat italiane, Flamur Sula ka treguar mbi telefonatën e fundit që ka zhvilluar me të bijën përpara se të ndodhte ngjarja.

“Hera e fundit që folëm me Ilarian ishte e martë dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jeton me shoqet e saj në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj morëm disa mesazhe nga celulari i saj që shkruante: ‘Përshëndetje, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Kam dalë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji.’ Pastaj më përsëriste: ‘Mos u shqetëso, jam mirë.’ Kjo gjë na shqetësoi, sepse po të ishte vërtet vajza që po shkruante, do të më telefononte,”- ka treguar Flamuri.

Më tej babai ka treguar se pas disa ditësh mungesë komunikimi, ai ka bërë denoncimin në polici më 29 mars për zhdukjen e vajzës së tij, dhe një ditë më pas është takuar me filipinezin Mark Antony Samson.

Ai ka rrëfyer se i riu ishte shprehur i pikëlluar për zhdukjen e saj, madje dhe e kishte përqafuar.

“Të shtunën shkuam për të bërë denoncimin për humbjen e saj. Më pas, të dielën, takuam në komisariat të dashurin e vajzës time, nuk e dinim që ata ishin ndarë. Ai na tha se ishte shumë i pikëlluar dhe ishte i shqetësuar për humbjen e saj. Dukej i qetë dhe më dha edhe një përqafim,” rrëfen Flamur Sula, babai i Ilarias.

Mediat italiane shkruajnë se sipas burimeve mjeko-ligjore, ajo vdiq të paktën 48 orë para se të gjendej, ndërsa pritet që në vijim të caktohet edhe ekipi mjeko-ligjor që do të bëjë autopsinë.

​Këtë të mërkurë, trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula u gjet në një zonë pyjore pranë komunës Poli, rreth 40 kilometra larg Romës. Ajo ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit. Trupi i saj u gjet i futur brenda një valixheje, e hedhur në një zonë pyjore.
Ish-i dashuri nën akuzë

Dyshimet kryesore bien mbi ish të dashurin e saj, 23-vjeçarin me origjinë filipinase, Mark Samson. Autoritetet italiane e kanë ndaluar atë dhe po e marrin në pyetje për akuzat e vrasjes me paramendim dhe fshehjes së trupit.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se e ka masakruar me thikë Ilarian, duke e goditur disa herë në apartamentin e tij, në lagjen Africano të Romës. Më pas ka tentuar të zhdukë trupin e saj. Ai ka pranuar vrasjen para grupit hetimor, duke treguar edhe dinamikën e krimit.

“E godita disa herë me thikë. Trupin e vendosa në makinën time dhe e çova në Poli”, ka treguar i riu.

Një detaj i rëndësishëm që ka ndihmuar në hetime është fakti se, pas vrasjes, Samson ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias për të dërguar mesazhe dhe për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar përshtypjen se ajo ishte ende gjallë.

Çfarë thonë familjarët e viktimës?

Pas mësuan krimin, familjarët e Ilaria Sulës janë shprehur të tronditur se nuk dinin asgjë për mosmarrëveshjet që ajo kishte me ish-të dashurin e saj.

“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, tha Leon Sula, vëllai i 22-vjeçares.

Kush ishte Ilaria Sula?

Ilaria ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Më 25 mars, ajo u largua nga shtëpia pa dhënë shpjegime dhe nuk u kthye më. Familja e saj në Terni ngriti alarmin dhe policia italiane filloi menjëherë kërkimet.

Rektori i universitetit, Antonella Polimeni, e përshkroi ngjarjen si një vrasje të tmerrshme që ka lënë të gjithë pa fjalë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë./ Zoom.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *