“Askush s’e dinte: Ndriçimi zbulon detajet prekëse: Margarita Xhepa la pas një amanet që nuk mundesha dot t’ja realizoja

Djali i aktores Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa rrëfeu sot për mediat dëshirën e fundit të nënës së tij, e cila mbylli sytë një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.

Ai u shpreh se aktorja ikonike dëshironte të luante edhe një film.

“Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj”, tha Xhepa.

Homazhe për artisten e popullit Margarita Xhepen u mbajtën edhe në hollin e muzeut historik të Lushnjës, qytetin e saj të lindjes.

Qindra nxënës shkolle dhe intelektualë u përkulën përpara fotografisë së aktores me respekt.

“Do ta kujtojmë me nostalgji”, shprehet qytetari.

“Disa njerëz vijnë në këtë botë për të mos ikur kurrë”, shprehet një tjetër qytetare.

Krenare që ishte vajzë lushnjare Margarita Xhepa vizitonte çdo vit vendlindjen e saj edhe pse u largua pas angazhimit artistik. Ishin të shumtë qytetarët që e njihnin nga afër e që sot thonë se do ta kujtojnë me nostalgji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *