Kam heshtur mjaft, tani nuk duroj më….! Silva Turdiu e thotë troç: Pas asaj qe me ka ndodhur, keto zgjedhje do te votoj per

Pas shumë vitesh heshtje dhe mungese në jetën publike, legjenda e sportit shqiptar, Silva Turdiu, ka vendosur të flasë. Dhe jo për çështje të zakonshme, por për të dhënë mbështetjen e saj publike për një nga kandidatet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim të gjatë dhe prekës në rrjetet sociale, ish-volejbollistja e Dinamos, një nga figurat më të dashura për shqiptarët, shpall përkrahjen e saj për Jorida Tabakun, deputeten e Partisë Demokratike që garon në listën e hapur për qarkun e Tiranës.

“Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërinë ka mbetur e pandryshuar. Këtë herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut.

Nuk e bëj këtë vetëm sepse Jorida është pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj.

Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet përballe padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmonë interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.

Ne jetën time, kam përjetuar personalisht çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësi, shtypje dhe mungese të lirisë.

Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida është një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpresë, fisnikëri dhe qytetari.

Prej një kohe te gjate tashme, jam pjese e diasporës, dhe kam pare çfarë do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rëndësishme është pjesëmarrja aktive, kështu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike.

Për një Shqipëri të fisme, të drejtë dhe madhështore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *