Deputeti laburist Dan Norris në Britani është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj fëmijëve.
“Deputeti Dan Norris u pezullua menjëherë nga Partia Laburiste pasi mësoi për arrestimin e tij. Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej ndërsa hetimi i policisë është në vazhdim,” tha një zëdhënës i Partisë Laburiste sipas Sky News.
“Në dhjetor 2024, ne morëm informacione në lidhje me veprat seksuale ndaj fëmijëve. Shumica e veprave pretendohet se kanë ndodhur në vitet 2000, por ne po hetojmë gjithashtu një vepër të dyshuar përdhunimi në vitet 2020,” tha Policia e Avon dhe Somerset.
British politician Dan Norris has been arrested on charges of r*pe and child s*x offenses.
Police raided his home, taking him into custody and removing several boxes of evidence from the property.
Norris previously worked as a teacher and a child protection officer. pic.twitter.com/KMLZV8qjGn
— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) April 5, 2025
Nathan Norris, 65 vjeç, fitoi mandatin në North East Somerset dhe Hanham në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Norris hyri për herë të parë në parlament kur Tony Blair erdhi në pushtet në 1997 dhe shërbeu si deputet i Wansdyke deri në vitin 2010.
Norris është gjithashtu kryebashkiak i Anglisë Perëndimore nga viti 2021, por do të tërhiqet përpara zgjedhjeve lokale në maj.