E fundit! Gjesti vendos te largohet nga Big Brother, nuk ka shanse më, do zbuloj cpo bëjnë

Pas shpalljes së Rozana Radit si finalistja e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, dhe zgjedhjes së dy banorëve të tjerë – Egli Tako dhe Laert Vasili – si kandidatët për finalistin e dytë, atmosfera në shtëpi është ndezur.

Një ndër banorët që e ka përjetuar më rëndë këtë situatë është Gjesti, i cili ka shpërthyer në emocione dhe pakënaqësi gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Danjën dhe Eglin.

“Më vjen të qaj. Unë do ta lë lojën. Të martën do të largohem, mbajeni mend. Nuk duroj më,” – tha Gjesti, i prekur dhe i tensionuar nga rrjedha e lojës.

Ai tregoi se ka një parandjenjë të fortë që rrugëtimi i tij në këtë format po i vjen fundi, dhe se ndjen që nuk po vlerësohet për kontributin e tij:

“E kam dhënë shpirtin për këtë lojë, por nuk më duket e drejtë çfarë po ndodh. E kam një parandjenjë që më është mbaruar kulaçi,” – u shpreh ai.

Duke komentuar vendimin e Rozanës për të çuar Eglin dhe Laertin në nominim për finalen, Gjesti nuk kurseu ironinë dhe akuzat për mungesë drejtësie:

“Katër veta me zarf të zi… çfarë ka bërë Rozana këtu? Kë ka larguar? Askënd! Nuk ka drejtësi, dhe do ta shihni,” – përfundoi ai.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit ndahen mes atyre që i japin të drejtë për revoltën dhe atyre që mendojnë se duhet të qëndrojë deri në fund.