“Edi Rama në p*nik total! Rritja e Adriatik Lapaj tr*ndit PS, sondazhet i zbulojne shembjen e qeverisë

Edi Rama mund të buzëqesh në publik dhe të krijojë video ironike në rrjete sociale, por pas kësaj fasade, burime pranë kampit qeverisës flasin për një shqetësim real që po gërryen mazhorancën ditë pas dite: rritja e Adriatik Lapajt si një figurë e pastër dhe e besueshme për elektoratin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Video e fundit e animuar, ku Rama tenton të përqeshë Berishën, Bashën dhe veçanërisht Lapajn, është më shumë se humor. Është një sinjal i qartë alarmi. Në këtë video, Berisha shfaqet si mentor që i jep udhëzime Lapajt, ndërsa Basha i afron atij ftesa për “klubin e euroatlantikëve”, duke krijuar një karikaturë ku synimi i Ramës është të lidhë Lapajn me establishmentin e vjetër politik.

Por e vërteta është krejt tjetër.

Sipas analizave të fundit dhe pritshmërive në rritje, Lapaj pritet të marrë deri në 30% të votave të diasporës shqiptare, një përqindje e frikshme për këdo që e njeh peshën e votës së jashtme, sidomos në një proces zgjedhor që mund të shkojë drejt balancave të ndjeshme.

Në territorin e Shqipërisë, pritshmëritë flasin për të paktën 10 deputetë, të shpërndarë kryesisht në qarqet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi dhe Vlora— zona me densitet të lartë votash proteste dhe elektorati i pakënaqur, që ka refuzuar dualitetin Rama-Berisha.

Kjo rritje e Lapajt ka futur në panik jo vetëm socialistët, por edhe pjesën tjetër të opozitës së vjetër, të cilët po e shohin me shqetësim sesi një figurë jashtë elitave të konsumuara politike po fiton terren të shpejtë, sidomos tek votuesit e rinj dhe diaspora.

Video e Ramës, në vend që të zvogëlojë ndikimin e Lapajt, mund të ketë efektin e kundërt: e ka vendosur emrin e tij në qendër të debatit publik dhe i ka dhënë Lapajt një jehonë që çdo strateg fushate e ëndërron.

Analistët paralajmërojnë se nëse trendi vazhdon, Lapaj mund të jetë surpriza e madhe e zgjedhjeve të 11 majit, duke e pozicionuar veten si zëri i vërtetë i alternativës ndaj establishmentit të konsoliduar politik. Frika e Ramës, ndryshe nga sa përpiqet të maskohet me humor, është fare reale: një valë e re politike po vjen, dhe Lapaj është mbi të.