“Kemi një fëmijë bashkë, por…! U ndanë para se të hynte te Ferma VIP? Big Basta zbulon detajet e vërteta.”

Mes aludimeve se është ndarë nga Vesa Luma, Big Basta ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë, duke folur mbi marrëdhënien e tij me këngëtaren.

big basta vesa luma

Big Basta dhe Vesa po përfliten se po kalojnë një krizë pas futjes së reperit në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.

 

 

Por, sot ai ka hedhur poshtë këto lajme, duke thënë se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë.

vesa luma big basta

Në një bisedë me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd në “Ferma Vip”.

“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashur, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.