“Ju lutem mos me braktisni”, Tinka “e braktisur” në azilin e pleqve: Kur erdha këtu, për mua ishte tr*gjedi, pashe qe

Kur dëgjojmë Tinka Kurti menjëherë në mendje na vinë fjalia: “Ikona e kinematografisë shqiptare”, por e “harruar” në azilin e të moshuarve.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasilit i erdhi një video-mesazh nga e madhja Tinka Kurti, ku fliste për marrëdhënien e saj ndër vite me aktorin.

Por, në këtë video-mesazh gjëja që bie më shumë në sy është vendi ku aktorja e njohur qëndron, në një azil të vogël pleqsh.

Ndërsa fliste, kujtoi të ndjerën Margarita Xhepa e cila ndërroi jetë një ditë pas ditëlindjes së saj, ku tha: Laerti është edukuar nga vetë ajo, Margarita Xhepa.

“Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Kur erdha në fillim në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua ishte tragjedi. Po këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha e madhja Tinka Kurti.

Aktroja e madhe me mbi 260 role në teatër dhe 95 në film, ka dhënë një kontribut të pakufijë për artin shqiptar, duke lënë gjurmët e saj ndër vite në kinematografinë shqiptare.