Mu largo, më shk*tërrove”- Jozi i kerkon ndarjen Loredanës, cfare iu ndodhi (Video)

Jozi dhe Loredana, çifti në Big Brother VIP Albania 4, duket se kanë arritur në pikë kritike të marrëdhënies së tyre.

Në një video të publikuar së fundmi, dyshja shfaqen në një bisedë të tensionuar.

Jozi, i prekur dhe i lodhur, i kërkon Loredanës të largohet nga ai.

“Ik o shpirt se jam ngopur, më shkatërrove, nuk mundem më. Çao, më rri larg”.

Loredana, e tronditur, i përgjigjet: “Si të të rri larg?”

Por Jozi vijon me tone të forta: “O zemër, çfarë statusi kemi ne të dy?”

Loredana mundohet të shpjegojë shkurt: “E kuptoj.”

Jozi reagon menjëherë: “S’je duke e kuptuar kurrë.”

Loredana këmbëngul: “Jam duke e kuptuar.”

Por situata nuk qetësohet. “Dhe rri kështu?” i thotë ai.

“Po ti vetë ma the kur ishim këtu”, i kujton ajo.

Në fund, Jozi përmbyll me një kërkesë të prerë: “Distancë, të lutem.”