SPAK do bëjë t*rmet para zgjedhjeve! Del lista e arr*stimeve, kush jane kokat e medha qe i pret b&rgu

Elmas Bogdani

SPAK po godet fort korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit shqiptar. Lista përfshin figura të rëndësishme të jetës politike dhe institucionale në vend, mes tyre: 1 ish-Kryetar Kuvendi, i cili është nën hetim dhe njëkohësisht po përballet me drejtësinë në gjykatë. 1 ish-Kryeministër është nën hetim nga SPAK, por ende jo në gjykim. 3 ish-Ministra janë nën hetim dhe 2 prej tyre janë aktualisht në proces gjyqësor. 1 ish-zv/ministër është si nën hetim, ashtu edhe në gjykim. 1 ish-Deputet po hetohet, ndërsa 4 deputetë aktualë janë gjithashtu nën hetim dhe 1 deputet është në gjykim.

7 ish-Kryetarë Bashkish janë në fazë hetimi dhe 4 të tjerë janë në proces gjyqësor. 3 kryetarë bashkish në detyrë janë nën hetim dhe 2 prej tyre përballen me drejtësinë në gjykatë. 4 ish-Gjyqtarë janë nën hetim, ndërsa 1 prej tyre është në gjykim. 2 ish-Prokurorë janë si nën hetim, ashtu edhe në gjykim.

2 ish-Prefektë janë përfshirë në hetim dhe ndjekje penale në gjykatë. 3 ish-Sekretarë të Përgjithshëm janë në gjykim, ndonëse jo më nën hetim. 1 ish-Drejtor është aktualisht nën hetim. Ky bilanc që është publikuar në raportin e fundit të SPAK tregon vendosmërinë e strukturës së posaçme për të ndëshkuar abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin, pa dallim pozite apo funksioni. Mesazhi i drejtësisë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin.

Hetimet dhe arrestimet

Mesa duket SPAK nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke u përgatitur për të zbatuar skenarin kroat dhe rumun në Shqipëri, ku me të njëjtën skemë pritet të arrestojnë zyrtarë të lartë. Me qindra persona rrezikojnë të shkojnë pas hekurave, njësoj si në Kroaci dhe në Rumani.

Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Siç e kemi përmendur dhe në artikujt e kaluar, rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij nisi nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro.

Hetimi i tij nisi pas indiceve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Monitorimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të shtuna dhe të diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish-kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit.

Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010. Ende vazhdon përballja e tij me drejtësinë. Dhe mesa duket kjo skemë do të ndiqet edhe në Shqipëri, teksa me ndihmën e SHBA-BE po përgatitet terreni për të nisur reprezaljen në Tiranë si në Kroaci dhe Rumani. Kjo do të thotë se shumë politikanë dhe qeveritarë shqiptarë të korruptuar e inkriminuar janë në “fije të perit” dhe rrezikojnë burgun. Çmontimi i korrupsionit është kusht nga Brukseli që Shqipëria të integrohet në BE. Nëse arrestimet “VIP” nuk ndodhin, procesi bllokohet.