Prilli do jete acar/ Meterologia Gjoni bën parashikimin: Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë javës

Meterologia Anira Gjoni thotë se gjatë kësaj jave, në territorin e vendit do të ketë rënie të temperaturave. Në një emsionin, Gjoni u shpreh se të premten do të rikthehen reshjet e shiut.

“Temperaturat e ulta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, e premtja do bëjë kthesën. Nga dita e martë, zonat e ulta temepraturat minmale do jenë 2 gradë celcius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celcius. Do ketë rritje prej dy gradësh, të mërkurën dhe të enjten. E premtja do të ketë përmirësim. Kjo javë pritej, e kishim parashikuar që do të ishte e ftohtë.

Nuk do të ketë reshje dëbore ditën e sotme dhe në vazhdim. Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta. Në bregdet nuk presim të kemi problematika përsa i përket kushteve të motit. Të premten presim reshje shiu, por jo me intensitet të shtuar”, theksoi ajo.