PAMJE TË R*NDA/ Shqiptari në Itali vr*tet me pl*mb në kokë në sy të djalit nga nje shqiptar” (EMRI-DETAJE)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shtetin fqinj ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëkombasi i tij. Sipas asaj që mediat italiane raportojnë mësohet se viktima është identifikuar si Vladimir Topjana, 43-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali në Fontanafredda, një komunë e vendosur në provincën e Pordenones. Dy shqiptarët, ishin duke debatuar, sherr i cili më pas agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ka qenë 30-vjeçari ai i cili pas sherrit me Topjanën ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi 43-vjeçarin i cili si pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, autori i dyshuar i krimit ka tentuar që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke hipur në një Audi të bardhë. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë të cilët nisën kontrollet dhe bënë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit.

Lidhur me këtë ngjarje autoritetet italiane po punojnë me qëllim për t’i hedhur më tepër dritë shkakut që solli dhe këtë tragjedi.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e problemeve familjare. Ndërkohë, komuniteti i Cordenons dhe Fontanafredda ndodhen të tronditur. Vladimir Topjana, njihej në zonë si një person i qetë, punëtor dhe familjar. Priten më tepër detaje në vijim.