Sh*rri i madh në PS! ERion Veliaj al*rmohet nga Edi Rama, ja cfare kerkon nga b*rgu

Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në pah se ai koordinohej për gjithçka me të vëllanë, Arbër Veliaj dhe bashkëshorten Ajola Xoxa. Madje, në një nga këto përgjime, del se ai ishte vënë në dijeni dhe për tensionet mes Etjen Xhafaj dhe Edi Ramës.

“Në orën 19:52 Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe e pyet se çfarë ka ndodhur ndërmjet Ramës dhe Etjenit, pasi ka dalë te lajmet dhe ka shkruar një status te chati i deputetëve ku thuhet se “Erjoni nuk mbrohet sikur je në kafe”, dhe i kërkon të investigojë pasi do ta telefonojë sërish, Erioni tregon se duhet ta dijë Arbëri dhe Fuga.

Në orën 20:16, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i tregon se Etjeni ka dalë në një emision, diçka e tillë, dhe ka bërë një mbrojtje siç e ka menduar ai, që Erjoni është i pafajshëm, duke mbajtur një qëndrim personal pro tij.

Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni i tregon se Arbëri i ka sugjeruar që të mos shkojë në seancën e të martës djhe i kërkon që të bisedojë me njerëzit pranë saj, pasi Erioni i thotë se i intereson që të vazhdojë debatin me ata të dy, sepse me Banin dhe me Olsin janë bërë hasha.

I kërkon që të bisedojë me Maznikun, ose me Fugën që këta të pyesin Redaktorin dhe t’i japin një fedback nëse duhet ta bëjë betejën, duke qenë se seanca regjistrohet, regjistrim i cili u duhet edhe për gjërat më tej. Erioni i tregon se “ata” janë përgatitur për një seancë gjyqësore 30 minuta nëse do të jetë vetëm Ermiri si avokat, dhe nëse Erioni (ai) do të jetë në seancë do t’i mbajë 3 orë me një fjalim pa fund për të gjitha gjërat.

I kërkon Ajolës që t’i printojë statuset që ka publikuar në rrjetet e tij me qëllim që të flasë për këto gjëra në seancë gjyqësore. I thotë se nëse nuk i ka printuar, e bën Albani në çast.

Vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën dhe duhet të marrë përgjigje për këtë”, thuhet jnë materialet e përgjigmit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit, materiale këto të publikuara në CNA.al.

Zbardhja e plotë e përgjimeve të publikuara nga CNA.al – Faqja 76

Në një nga momentet më delikate të qëndrimit të tij në paraburgim, Erion Veliaj përpiqet të analizojë çdo lëvizje – deri edhe nëse duhet të shfaqet apo jo në seancën gjyqësore. Frika për perceptimin publik, koordinimi me “Redaktorin”, përgatitja e një fushate simbolike me përfaqësues të feve dhe figurave mediatike – të gjitha dëshmojnë një strategji të menduar në detaje për të ndikuar opinionin publik në prag të vendimit të Apelit.

Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “A të duket mirë të shkoj në seancë të martën? Apo do duket si shfaqje?”
Arbër: “Jo, mos shko. Këshillohu edhe me Redaktorin. Mund të interpretohet keq.”
Erion: “Do e mendoj me të tjerët. Nuk dua të dukem që po kërkoj vëmendje.”

Bisedë me Ajola Xoxën
Erion: “Çfarë po ndodh me përplasjen mes Etjen Xhafajt dhe KM-së?”
Ajola: “Kam marrë vesh që ka tension, po s’di detaje.”
Erion: “Merr vesh dhe fol me Redaktorin për të martën.”

Ora 20:08 – Ndërhyrje e Arbrit në bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Klevisin e Burgjeve. Mund të vijë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Sara, këdo dua të takoj. Jepini emrat, le të aprovojë.”
Arbër: “E rregulloj. Do i them Admirit për numrin.”

Vijim i bisedës
Erion: “Kam porosi për ta. Mund të vinë edhe përfaqësues të feve, veç t’i njoftojnë.”
Arbër: “Çdo ditë po merremi. Mos ki merak.”

Erion për Arbrin
“Merre me median. Presioni duhet të mbahet. Nuk mund të lëshojmë javën e fundit.”

Në këtë faqe zbulohet qartë mëdyshja e një lideri në krizë: të jetë i pranishëm dhe të rrezikojë të perceptohet si manipulues, apo të tërhiqet për të mos u dukur si i dëshpëruar. Këshillimi me të ashtuquajturin “Redaktori” flet për një strukture të centralizuar propagande, ku çdo dalje dhe çdo vendim kalon përmes një filtri politik dhe mediatik.

Përdorimi i figurave të njohura si Mero Baze, Ylli Manjani, Ton Gogu, apo edhe përfaqësuesve të besimeve fetare, është një përpjekje për të ndërtuar një rrjet solidariteti artificial, që të krijojë perceptimin e mbështetjes së gjerë ndaj tij.