Te thuash Allahu A*bar të bën t*rr*rist! Laert Vasili iu mbyll gojën njehëre e mire shqiptareve me këtë reagim

Pas debateve të forta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, aktori Laert Vasili sqaroi në Prime deklaratat e tij që ngjallën reagime të shumta në rrjet.

Laerti deklaroi se: “I kam thënë Gjestit: ‘Po ke hedh kryqin dhe thua Allahu Ekber’ – nuk është mirë. Sepse këtë e thonë disa njerëz që janë shtrembërimi i asaj feje që në fakt flet vetëm për harmoni dhe bashkim.”

Ai theksoi se qëndrimi i tij nuk ishte asnjëherë kundër fesë islame, por kundër përdorimit të simboleve fetare nga individë që keqinterpretojnë mesazhin e tyre të vërtetë.

“Kërkoj ndjesë çdo besimtari që mund t’i kem thyer qoftë edhe 0.0001% të besimit që mund të ketë,” – tha Laerti, duke shtuar se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti.