Fjalet e fundit te dh*mbshme ne telefon! Ky eshte 27 vjecari qe humbi ne Has, pse nuk e gjejne dot (VIdeo)

Në Has po vazhdojnë kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi, i cili rezulton i humbur që prej datës 6 prill.

Ndërsa mediat raportuan dje se trupi i tij ishte gjetur, kjo është përgënjeshtruar sot nga Dylber Geca, një i afërm i tij nga Hasi, në një lidhje ekskluzive për emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News.

“Sa jemi kthyer nga mali. Unë desha të përgënjeshtroj gjithë gazetarët, edhe ato media që shkruan dje se është gjetur Ajet Lleshi. Ai nuk është gjetur, akoma po kërkojmë. Falënderojmë gjithë banorët e bashkisë së Hasit, veçanërisht fshatin Kisha. Riza Lleshi, babai i tij, nuk ka humbur, por është në mal duke kërkuar djalin e vet”, tha Geca.

Sipas informacionit të konfirmuar nga familjarët, Ajeti është larguar nga banesa më 6 prill për të prerë dru në pyll, por nuk është kthyer më. Në orën 12:00 të ditës ai ka folur me të atin, Riza Lleshin, duke i thënë: “Kam thyer këmbën”. I ati e ka pyetur nëse kishte bukë me vete dhe Ajeti është përgjigjur se kishte, por pas orës 12 të natës, telefoni i tij ka dalë i fikur.

Në ndihmë për kërkimet janë angazhuar një helikopter i ushtrisë si dhe një ekip nga Kosova duke vënë në shërbim dronët për vëzhgimin e zonës.