Merret vendimi fantastik/ Hiqen vizat e Shqipërisë me këto 5 shtete te pasur! Ja lista…

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së sotme, u vendos heqja e vizave turistike për shtetet si: Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi.

Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025 ka si qëllim lëvizjen e lirshme të Shqiptarëve kryesisht për arsye turistike.

Qeveria Rama bën me dije se ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.