Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej 12 shkurtit ndodhet në ambientet e paraburgimit në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndonëse në qeli, kryebashkiaku nuk ka lënë “pas dore” qytetarët e tij të Tiranës. Ndonjëherë me akuza për prokurorin e posaçëm, Olsi Dadon e ndonjëherë duke u bërë “nostalgjik” për veprat dhe punën e tij në Tiranë, Veliaj është mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Ky fakt është komentuar gjerësisht dhe për këtë arsye “Lolita” ka pyetur së fundmi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën.
Në rubrikën e saj më të re, pas Liri Berishës i ftuari i radhës ka qenë pikërisht ministri i Drejtësisë, i cili përpos pyetjeve për fushatën, kryeministrin Edi Rama, qakrun e Dibrës është pyetur dhe për kryabshkiakun.
Përmes një pyetje me “spec” ajo i është drejtuar Manjës me aludimet që qarkullojnë lart e poshtë se kryebashkiakut i është futur telefon në qeli dhe pse nuk kanë vepruar po njësoj me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, i cili po ashtu ndodhet në burg.
Pyetja: Ka fjalë që nëpër burgje futen telefona, a i keni futur telefon Erion Veliajt sepse ai poston çdo ditë në Facebook dhe pse nuk i fusni Ilir Metës që të pajtohet me Monikën, se shpirt ka dhe ai i shkreti?
Manja: Instutcionete vuajtjes së dënimit kanë rregulla të posaçme ligjore. Vetë ligji e ka parashikuar një sërë mjetesh komunikimi që banorët e rezidentë në këto institucione kanë me familjarët e tyre. Ka telefona, telefona të vendosura në institucionet tona ku çdo i dënuar ka të drejtë të komunikojë me familjen brenda limitit. KA dhe takime me familjarët. Pra ka një mundësi të madhe komunikimi dhe nëse dikush kërkon të jetë i pranishëm në jetën e dikujt ne ja kemi krijuar mundësinë, edhe Ilir Metës.
Ndërkohë, theksojmë se kjo është hera e parë që socialisti është pyetur për kryebashkiakun, pas aludimeve se “ministri” i cili është përmendur nga vetë Veliaj në qeli ka qenë pikërisht Ulsi Manja.
Nga përgjimet që me urdhër të prokurorëve të posaçëm i janë bërë kryebashkiakut në qeli, ky i fundit mësohet të ketë thënë që: “ministrin që ma bëri s’do e fal për 7 breza, do e shkrij”.
Pas publikimit të këtyre përgjimeve ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka thënë se ky kërcënim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka qenë pikërisht për Ulsi Manjën.
“Mesazhi është për Ulsiun, sepse shkoi i tha merre telefonin, i tha ‘pije helmin’, i dha helmin. Mirë ia bëri, ti besosh Ulsiut është standardi më…”, u shpreh kryedemokrati më herët.