Analisti Andi Bushati ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala, lidhur me futjen e një bisede private mes Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij në dosje, duke ekspozuar gjëra intime.
Bushati i quajti prokurorët “pisa”, ndërkohë që dënoi këtë qasje për përdorimin e çështjeve intimite që kanë dalë nga përgjimet.
Ndërsa Klodiana Lala tha se e ka parë ndryshe këtë çështje.
Klodiana Lala: Te ajo që konsiderohet çështje intime e kam parë në kontekst tjetër. Bëhet fjalë për një dëshmi nga shoferi i Ajola Xoxës dhe për një vilë që dyshohet të ketë përfituar cifti Veliaj-Xoxa në Qerret. Në atë kohë, shoferi u pyet nga prokurorët, ku e shoqëronin zonjën Xoxa. Ai thotë në vendin e punës, në shtëpi dhe në vilën në Qerret. Pyetja pasuese, a keni shoqëruar si shofer ndonjëherë të ndjerin Arben Xoxa dhe shoferi thotë jo, nuk kam shoqëruar dhe nuk e kam parë. Në këtë kontekst duke marrë planimetrinë, dëshminë e administratorit të resortit që thotë se shpenzimet i bënte zonja Xoxa. Në një moment shoferi thotë kam shoqëruar arkitektin. Veliaj pyet Xoxën. Më duket argument për provën. Këtu e mbyll diskutimin dhe distancohem nga aludime të tjera.
Andi Bushati: Ai i kërkon llogari bashkëshortes, ç’deshe ti me atë? Na tregon marrëdhëniet bashkëshortore se si burri i kërkon llogari gruas? Dhe ju thoni është normale. Këta janë pisa!
Një institucion shtetëror, që i kemi dhënë me ligj të drejtën për të na përgjuar, a mund të na denigrojë në këtë mënyrë? Këtë po them unë. Deri ku mund të arrijë perversiteti i heronjve të fëmijëve tanë?
Klodiana Lala: Po bie në kontraditkë. Pavarësisht kontekstit, bie dakord që ajo pjesë mund të shmangej.
Andi Bushati: Pse është vënë?
Klodiana Lala: Po e bëni ju kryefjalë. E ke thënë dhe në emision më herët. Të kam thënë miqësisht, s’kemi pse shkojmë në këtë pikë se kemi edhe etikën. Pse është vënë thërrisni prokurorin dhe kërkoni llogari. Nuk jam me këtë gjë. Ndaj thashë nuk ke pse flet për këtë, i jep zë asaj duke cënuar një familje. Nuk jemi këtu për këtë.
Andi Bushati: Nuk më intereson fati i një familje, por atyre që përgjohen nga SPAK.
Ola Xama: E dënojmë këtë por duhet të dënojmë edhe atë që ben Veliaj që cënon familje të tjera.
Ergys Mërtiri: Gjykatat kanë nxjerr video artistësh porno. Mund të ketë, nuk i hyj detajeve, por kanë përgjime pafund. Deri tani nuk kemi parë gjëra të tilla me video apo prova.
Andi Bushati: Është bërë në çdo dosje të bujshme. Mbani mend vibratorët e dosjes së Ahmetajt?
Klodiana Lala: Nuk i ka nxjerrë SPAK, por mediat. Nuk ka asgjë në dosje për atë gjë. Ai është një fake news.