E bujshme! Tom Doshi i merr dy ministri Edi Ramës per pushtetin, ja cilat dhe emratt

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se qeveria Rama 4 do ketë hapësirë për disa aleat politik apo nga shoqëria civile.

Danjel Garunja pritet të jetë një nga minstrat e qeverisë Rama 4 dhe mund të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Zoti Garunja është një jurist njohur dhe me përvojë. Ky mund jetë ndër emrat konsensual Rama-Doshi në qeverinë e pas 11 Maj.

Ndër të tjera Partia Social Demokrate e kryesuar nga Tom Doshi pritet të ketë dy ministri të rëndësishme në kabinetin qeveritar.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Bujqësisë do jenë dy portofole që do drejtohen nga përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate.

Sigurisht kjo marrveshje do jetë e kushtëzuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Maj nëse PSD do fitojnë mbi 3-4 deputet.
Kryetari PSD Tom Doshi ka kandiduar në Shkodër dhe ka premtuar se do fitoj 8-10 deputet në Shqipëri.

Aktualisht në parlamentin aktual janë 3 deputet duke e rreshtuar PSD si parti e tretë në Shqipëri.

Priten rezultate suprizë në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan.
Tom Doshi jo rrallë herë ka suprizuar me fitoret e tij në ditën e fundit……