Dy ish banorët e Big Brother Albania, Sara e Bardhi,
janë mjaft aktiv në rrjete sociale, ku ndajnë momente të ndryshme për fansat.
Në orët e vona të natës Sara, ka publikuar një fotografi ku shihen në moment intim.
“Ku m’pushon shpirti”, shkroi ajo përkrah fotos.
Sara Gjordeni ka pasur shumë ndryshime në jetë dhe të gjitha këto i ka shpalosur së fundmi në një intervistë për “Ftesë në 5”.
Pak ditë më parë modelja shqiptare dhe partneri i saj, artisti Bardhi, u kurorëzuan në xhami.
Kjo bëri bujë të madhe dhe u komentua tejet shumë, duke thënë se është konvertuar në fenë islame.
Ata tani po jetojnë së bashku në një apartament në Tiranë, ku edhe Bardhi ka zhvendosur të gjitha akvititetet atje.
Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, më pas u martuan dhe tani kanë një vajzë, Nea. /Telegrafi/