Bab kam mbet ne mal jam semure! Gjendet trupi i Ajet Lleshit! E trishte cfare gjeti policia

Pas 4 ditësh kërkime me shpresë se Ajet Leshi mund të gjendej gjallë mësohet se ai është gjendur pa shenja jete.

Burimet bëjnë me dije se 27-vjeçari është gjetur i pajetë në malin e Pashtrikut.

Kujtojmë se para 2-3 ditësh u raportua se ai u gjet i pajetë, mirëpo ky lajm u përgënjeshtrua nga një i afërm i Ajetit. Ky i fundit bëri me dije se policia dhe familja po vijojnë kërkimet për gjetjen e djalit.

Ndërsa sot fatkeqësisht u konfirmua se Ajet Lleshi u gjet i pajetë.

Sipas sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme.

27-vjeçari mësohet se u gjet i pajetë tek vendi quajtur “Kurora e Mujes”, të bjeshkëve të Domajt në Has.

Dyshimet e para lidhen me faktin se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora apo të ndonjë problemi tjetër shëndetësor.

Referuar një bisede telefonike të bërë së fundmi me babanë, pas humbjes mesditën e së dielës së 6 prillit, viktima i pat thënë “bab, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”.