Al*rmohet Top Channel! Jozi arr*stohet nga Policia pasi q*lloi Gjestin, ja cpo ndodh me Gjestin (Video)

Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother ka marrë përmasa më serioze. Pas goditjes që Jozi i dha Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia, është konfirmuar zyrtarisht se Jozi është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me incidentin.

Gjesti, i cili ra në tokë pas goditjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve nga stafi, ai ka marrë trajtimin e duhur dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë, televizioni Top Channel, në një deklaratë publike, ka reaguar menjëherë duke u distancuar qartë nga çdo akt dhune brenda formatit. Në mesazhin e tyre thuhet: “Top Channel dënon çdo akt dhune, pavarësisht rrethanave, dhe garanton se do të merren të gjitha masat për të garantuar sigurinë e banorëve dhe integritetin e formatit.”

Ngjarja ka shkaktuar valë reagimesh në publik dhe rrjetet sociale, ndërsa pritet me interes të madh vendimi përfundimtar i produksionit lidhur me fatin e Jozit brenda formatit, si dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

Një ngjarje e paprecedentë tronditi sot shtëpinë e Big Brother. Teksa Jozit iu komunikua largimi nga gara dhe ai po përgatitej të dilte nga shtëpia, situata mori një kthesë dramatike. Në një përpjekje për të treguar skenen famoze, Gjesti tentoi t’i hapte derën Jozit për ta shoqëruar në dalje, por ky gjest u keqinterpretua rëndë.

Jozi reagoi ashpër duke e konsideruar si fyerje veprimin e Gjestit dhe në një moment tensioni të lartë, e goditi me forcë me shuplakë, duke thënë: “S’ka lind ai p** nane që ma hap derën mu!”*

Pas goditjes, Gjesti humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe stafit të produksionit. Situata e rënduar detyroi menjëherë thirrjen e njësisë emergjente për të ofruar ndihmë mjekësore.

Emisioni ndërpreu transmetimin dhe kaloi me urgjencë në publicitet, ndërsa publiku dhe ndjekësit në rrjetet sociale shpërthyen me reagime të forta, duke dënuar incidentin dhe kërkuar masa të menjëhershme ndaj Jozit.

Ngjarja ka trazuar rrjedhën e edicionit dhe pritet që produksioni të marrë vendime të forta në vijim për të qetësuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.