Një sondazh i “Sonketa” në bashkëpunim me emisionin “Zonë e Lirë” i zhvilluar javën e fundit, tregon se sa deputetë merr secila parti në zgjedhjet parlamentare të “11 majit”.
Sondazhi ka pyetur se per cilen parti do te votonin nese zgjedhjet do te mbaheshin kete jave. Numrin më të madh të mandateve e merr PS e cila me në krye Edi Ramën po shkon drejt fitores së mandatit të katërt qeverisës me 71-74 mandate.
Sipas sondazhit koalicioni i Partisë Demokratike nuk merr më shumë se 49-55 mandate, partia e Tom Doshit 3 mandate, kurse surpriza nga partitë e reja është Adriatik Lapaj me 1-4 mandate.
Rezultatet e këtij sondazhi janë surprizë pasi drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani pavarësisht se është një opozitar e pranon që Edi Rama i vetëm do të fitojë mandatin e katërt. Shiko tabelën si ndahen mandatet: