Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe intelektuali Beqir Shkreli.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, i cili tha se varrimi i Shkrelit do të bëhet në fshatin e lindjes, Treboviç të Pejës në ora 13:00.
“Ngushëllime familjes së ngushtë, motrës sonë Sabries, nipit Bardhit dhe mbesës Bardhës, si dhe familjes së gjerë Shkreli. I përjetshëm kujtimi”, shkroi Spahiu.
Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot në Prishtinë u nda nge ne dhëndrri ynë i nderuar Beqir Shkreli, gazetar i vjetër i Rilindjes”, shkrimtar dhe intelektual i shquar…
Varrimi nesër në fshatin e lindjes Treboviç të Pejës në orën 13.
Ngushëllime familjes së ngushtë, motrës sonë Sabries, nipit Bardhit dhe mbesës Bardhës, si dhe familjes së gjerë Shkreli.
I përjetshëm kujtimi.
E pamja mbahet në Hotel Grand të hënën dhe të martën nga ora 10:00-17:00.