Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, reperi i njohur shqiptar, Fero, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.
Artistin e njohur për tekstet e tij të drejtpërdrejta dhe stilin e veçantë, e pamë pak kohë më parë t’i largohej plotësisht muzikës për t’iu përkushtuar fesë.
Kjo zgjedhje, e shfaqur nga ai vetë në disa intervista, nxiti debat dhe spekulime në mesin e fansave dhe kritikëve të tij.
Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, kaloi një periudhë të gjatë reflektimi gjatë së cilës u bë një ndjekës i devotshëm i Islamit. Disa e përshkruan këtë transformim si një rrugë të nevojshme për të gjetur paqen shpirtërore pas përvojave të vështira të jetës në botën e muzikës.
Këngëtari ka fshirë këngët e tij nga platformat digjitale dhe e ka lënë jetën publike, duke jetuar në një mënyrë më të tërhequr dhe më të përkushtuar ndaj spiritualitetit.
Megjithatë, rikthimi i tij në skenë është shpallur me një stil të ri, ku përdorimi i kryqit ka marrë vemendje në veshjen e tij.