Xheneta bie nga kati i 7 i Kryeqytetit! I dashuri i saj e shtuy ta bënte, arsyeja e cmendur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana tragjike. 26-vjeçarja Xheneta Ejupi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese banimi dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, e reja kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se për një kohë të gjatë ishte nën presion të vazhdueshëm psikologjik nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ndaj tij është ngritur procedurë për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.

Autoritetet hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 18:00.

“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i saj në rrjetet sociale, duke e konfirmuar lajmin e hidhur. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende në vijim.