Ngjarja skandaloze e regjistruar gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi Gjestin duke e rrëzuar në tokë pak para daljes nga shtëpia, ka shkaktuar reagime dhe revoltë tek fansat e Gjestit në Shqipëri dhe Kosovë.
Pak pasi ndodhi incidenti i rëndë, në ambientet e Top Channel kanë mbërritur mbështetësit e Gjestit për t’i dalë në mbajrotje banorit si dhe duke kërkuar Jozin.
Indeks Online ka publikuar një video ku mbështetës nga Kosova të Gjestit kanë mbërritur në Kashar në kërkim të Jozit.
“O p*** none, hajde rrehu me burra”, dëgjohet të thonë disa persona të cilët kanë parkuar dhe presin ën derën e jashtme të televizionit.