Altin Dumani po pret OK e Donald Trump! Do ndodhe para zgjedhjeve! Ja F*TI I ZI qe e pret Edi Ramen dhe Berishen

SPAK do ta kryejë, sepse goditja penale e korrupsionit shtetëror në Shqipëri sot është një interes ndërkombëtar i Perëndimit dhe, sidomos, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët po presin goditjen e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dhe tani po kuptohet sak që korrupsioni do të goditet penalisht në tërësinë e tij

I.

Kjo së cilës ne i themi demokraci e Shqipërisë, ende është një thënie që nuk e ka marrë dot realisht kuptimin e fjalës Demokraci, sepse ende ne shqiptarët nuk e kemi kaluar fjalën demokraci në konceptin demokraci: ajo në Shqipëri është ende fjalë.

Sot në Shqipëri…

Nuk ka diktaturë, nuk ka izolim të Shqipërisë, nuk ka burgje diktature, por ende nuk ka zhvillim të plotë të të gjitha aspekteve të jetës shoqërore. Kryesorja është se Shqipëria sot nuk ka më zhvillim industrial. Në një kohë që komunizmi e la industrializimin në Shqipëri.

Por, viti 1992, solli shkatërrimin antishqiptar, i cili nuk ishte parë as në kohën e pushtimit osman.

Komunizmi la në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, dhe tani nuk ka asnjë: janë shkatërruar që të gjitha.

Do thoni ju kush i shkatërroi?

Ato i shkatërroi tradhtia kombëtare, në periudhën 1992 – 1996.

Një bandit serb antishqiptar na e sqaroi para një viti enigmën e shkatërrimit, kur ai u shpreh në Parlamentin e Serbisë se: me 40 milionë dollarë, ne serbët, në periudhën 1992-1996, shkatërruam 500 uzina dhe fabrika në Shqipëri.

II.

Ja, kjo është ngjarja, dhe shkatërruesi kryesor i Shqipërisë, Sali Berisha, flet përditë përralla agresive – ditë për ditë në Parlamentin e Shqipërisë.

Por ndërkohë, ky shkatërrues i Shqipërisë, është i akuzuar nga SPAK për Korrupsion.

Dhe koha po ecën. Dhe ne e kemi shpresën antikorrupsion te SPAK.

Dhe tani dihet botërisht se SPAK drejtohet nga ekspertiza profesionale e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ekspertët e lartë që po e drejtojnë SPAK-un profesionalisht.

E keni dëgjuara Sali Berishën si flet kundër SPAK? Edhe Saliu e di që SPAK- u drejtohet nga ekspertët amerikanë, aty janë ekspertët; pse, a nuk i ka parë Saliu? Si nuk i ka parë! por ka në kokë mendimin permanent që ai nuk do dënohet dot nga SPAK, sepse në USA ka ardhur si president Donald Trump, dhe Saliu priti shkatërrimin e SPAK.

Por asgjë nuk ndodhi. Ekspertët amerikanë erdhën sërish në Shqipëri dhe, dje ishte seanca gjyqësore kundër Saliut në SPAK.

III.

Por, akuza e Saliut është shumë e rëndë, sepse nuk është vetëm ajo akuzë që është shprehur deri tani, dhe duhet pritur procesi gjyqësor deri në fund.

Megjithatë, shqiptarët po presin goditjen tërësore të korrupsionit të lartë në Shqipëri.

Dhe sigurisht që SPAK do ta kryejë, sepse goditja penale e korrupsionit shtetëror në Shqipëri sot është një interes ndërkombëtar i Perëndimit dhe, sidomos, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe shqiptarët po presin nga aleati i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që, sipas zotimit që kanë marrë amerikanët e pushtetshëm në politikë, ata do ta eliminojnë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Koha po ecën kundër korrupsionit të gjatë rreth tridhjetëvjeçar në Shqipëri. Por, a do të jetë në gjendje të plotë profesionale qeveria aktuale në Tiranë që, pas eliminimit të korrupsionit të lartë në Shqipëri, të ndërtojë një Shqipëri reale të ligjit dhe të drejtësisë?