Gjesti është cmendur për Olsin?/ Reagon Xheneta: “Vetëm për mua ishte xheloz, kur të dalë do më…”

Reagimi i Gjestit gjatë takimit të Olsit dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” u bë viral, pasi në fytyrën e tij u lexua një xhelozi.

Madje, pas spektaklit Gjesti diskutoi me Eglin se përse ajo i dha përqafim Olsit.

Kjo situatë u diskutua gjatë puntatës në “Trotuar”, ku pjesë e panelit ishte edhe Xheneta Fetahu.

Ajo u pyet në lidhje me xhelozinë që shfaqi Gjesti për takimin e Eglit me Olsin, e teksa qeshi në mënyrë ironike u shpreh se ai nuk kishte kurrëfarë xhelozie dhe madje shtoi se Gjestin xheloz mund ta shohim vetëm tek videot e tyre gjatë “Big Brother Vip Kosova”.