Pas shumë emocioneve, përplasjeve dhe ngjarjeve të forta që kanë shoqëruar këtë edicion të Big Brother VIP Albania, më në fund sonte publiku pati mundësinë të shijojë disa momente të ëmbla e të veçanta.

Egli dhe Gjesti kurorëzuan “dashurinë” e tyre me një ceremoni martesore brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lajmi për dasmën u bë publik ditën e sotme përmes një zarfi që mbërriti në shtëpi dhe më pas nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania, e cila njoftoi me entuziazëm:
Dasmë në Big Brother, ora 20:30”

Ceremonia u zhvillua me të gjitha elementët tradicionale të një dasme televizive: nuse, dhëndër, muzikë, vallëzim dhe shumë emocione.

Egli, e veshur me fustan të bardhë, dhe Gjesti në kostum elegant, u shfaqën më të afërt se kurrë më parë, duke shkëmbyer premtime që tejkaluan lojën dhe strategjinë.

Për mua nuk është thjesht një dasëm në Big Brother, por është finalizimi i gjithë sakrificës që kam bërë. Jam shumë e emocionuar dhe po dridhem e gjitha”, u shpreh Egli.

“Të dua“, iu drejtua Gjesti, duke marrë të njëjtën përgjigje nga Egli. Më pas dyshja i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe shkëmbyen unazat.

Atmosfera festive u bë edhe më e veçantë, pasi dasmës iu bashkuan edhe disa ish-banorë të këtij sezoni, moderatori Ledion Liço si dhe dy opinionistët e njohur, Neda Balluku dhe Arbër Hajdari, të cilët komentuan me humor dhe emocion këtë ngjarje.