Futbolli shqiptar ne zi! Ndahet nga jeta ne moshe te re nje nga legjendat e Shqiperise (Foto)

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrtin dhe vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mentor Sopjanin që është ndarë nga jeta.

Në moshën 54-vjeçare, Sopjani nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej muajsh. Lajmi është bërë i ditur nga ish-arbitrti Sokol Çekaj në rrjetet e tij sociale.

“Një lajm i hidhur për komunitetin tonë të arbitrimit, një nga miqtë dhe shokët, u nda jeta në moshë të re. Ngushëllime familjes e të afërmeve të Mentor Sopjanit. Zoti të pastë në parajsë miku ynë”, shkruan Çekaj.