Ndodh mr*kullia! Michael Schumacher jep një shenjë jete, tani te gjithe do mund ta shofin cfarë ka bërë

Një lajm i mirë për legjendën e Formula 1 Michael Schumacher! Siç shkruajnë mediat e huaja, 12 vite pas aksidentit të tij me ski, ai ka dhënë një shenje jete, duke vënë inicialet e tij ‘MS’ mbi një helmetë. Kjo e fundit do të shitet në ankand për të mbledhur fonde për organizatën bamirëse “Race Against Dementia” të Jackie Stewart.

Stewart ka thënë se “është mrekulli që Michael ka nënshkruar mbi atë helmetë për një kauzë kaq të rëndësishme”.

Mësohet se ka qenë gruaja e tij Corina ajo e cila e ka ndihmuar, teksa kujdeset për të prej më shumë se një dekade tashmë, në shtëpinë e tyre në brigjet e liqenit të Gjenevës.

Schumacher ka rënë në koma pas një dëmtimi serioz në tru, teksa bënte ski në Alpet Franceze.

/tvklan.al