I gjeti halli me te! Bën reagimin e forte motra e Eglit pas martesës së saj me Gjestin (Foto)

Pas kurorëzimit të “dashurisë” mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, nuk kanë munguar emocionet as jashtë saj.

Motra e Eglit, e cila e ka ndjekur me përkushtim rrugëtimin e saj në shtëpi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke ndarë disa nga momentet më të bukura të dasmës së çiftit.

Ajo ka shkruar një dedikim të shkurtër, por shumë domethënës në mbështetje të motrës së saj: “Unë jam e lumtur kur ti je e lumtur”, duke e shoqëruar postimin me një tag për Eglin (@eglitakoooo).

Blerina, motra e Gjestit, e njohur për komentin e saj në lojën e vëllait në “BBVA”, ka treguar emocione të thella sonte gjatë ceremonisë së martesës.

Ajo ka ndarë mendimet e saj në lidhje me këtë hap të rëndësishëm të vëllait, duke theksuar se me durim dhe besim, çdo gjë është e arritshme.

Ajo sonte derisa Gjesti po martohet me Eglin tha se me durim arrihen të gjitha.

Me këtë la të kuptohet se familja janë dakord me martesën me Eglin.

Gjesti, i njohur për personalitetin e tij magnetik dhe shpeshherë për vendimet e papritura, po fillon një kapitull të ri në jetën e tij me Eglin, në një ceremoni që po tërheq vëmendjen e publikut.