Cmendet moti! Ja si parashikohet të nis java dhe sa do të arrijnë temperaturat në vend

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta shiu.

Sipas SHMU, pavarësish reshjeve, temperaturat parashikohet të jenë relativisht në ngrohta, ku maksimalja arrin në 24 gradë celsius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celsius.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës me 7-16 m/s, ndërkohë valëzimi do jetë deri në 3 ballë.

Java që vjen do të sjellë një përzierje të motit në vend, me temperatura në rritje dhe periudha reshjesh të përkohshme, veçanërisht në mesjavë.

E hëna do të nisë me mot kryesisht të vranët dhe temperatura që do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 21°C gjatë ditës. Të martën pritet të ketë reshje të përkohshme në orët e para të mëngjesit, por më pas moti do të përmirësohet me kthjellime dhe rritje temperaturash deri në 23°C.

E mërkura do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave, deri në 27°C, me mundësi për reshje të izoluara pasditeve. E enjtja do të vijojë me mot të ngrohtë dhe shumë të nxehtë për stinën, me temperatura që do të arrijnë deri në 28°C, shoqëruar me vranësira dhe reshje të mundshme gjatë pasdites.

Të premten moti do të freskohet ndjeshëm, me temperatura maksimale rreth 20°C dhe reshje të shkurtra në mëngjes, ndërsa fundjava do të jetë më stabile. E shtuna dhe e diela parashikohen me diell dhe temperatura të këndshme, duke shkuar deri në 22°C.