Ditën e djeshme dy të mitur në Shkodër humbën jetën pasi një aksidenti me motorr. Njëri nga të miturit, 13-vjeçari Fabian Sh., ishte pjesë e akademisë së futbollit “Djelmnia shkodrane”.
Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shpreh ngushëllime për familjen e 13-vjeçarit. Duka thotë që ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident.
“Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Sh., djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.
Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr. Prehu në paqe Fabian”, shkruan Duka.