Një burrë dhe një grua u vranë në mes të rrugës në Romë gjatë mbrëmjes së kaluar.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 23:00 në Via Prenestina, në periferi.
Sipas raportimeve të para, autorët kanë qëlluar nga një motor dhe janë larguar.
Viktimat janë dy shtetas kinezë, dhe ndaj tyre është qëlluar 6 herë me armë zjarri.
Të dy po ktheheshin në shtëpi me biçikletat e tyre kur, pak metra larg ndërtesës ku banonin, sulmuesit u afruan me një motoçikletë dhe hapën zjarr duke i goditur në pjesën e pasme të kokës.
Karabinierët po hetojnë ngjarjen. Për momentin, asnjë pistë nuk është përjashtuar, nga një zgjidhje e hesapeve deri te një grabitje e gabuar.