Gjithcka eshte vendosur! Lori zbulon kush do e fitoje Big Brother, dhe do befasoheni

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel. Ajo komentoi gjithë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si dhe disa nga banorët.

Loredana u shpreh se vijon të mendojë se Gjesti është fitues i këtij edicioni të katërt të reality show-t. Ndërkohë kur e pyetën për katër finalistët e saj idealë, ajo përmendi 4 emra që nuk janë aktualisht në garë për çmimin e madh.

Kush e fiton “Big Brother”? Vazhdon të mendosh njësoj, Gjesti?

Po, Gjesti për dinamikat që ishte i gatshëm të gjeneronte, se ka gjeneruar shumë dinamika dhe nuk ka patur frikë. Unë e vlerësoj se një djalë 24-vjeçar ‘tetë a tetë’ me Laert Vasilin, Rozana Radin, e pati kurajon, e të kapte edhe tema të rënda. Ka krijuar dinamikat e veta, ngjyrat e veta. Më pëlqen një lojtar me ngjyra, që krijon atë romancen, debatet.

Cila do të ishte finalja jote përfekte? Më bëj ti katërshen tënden që ti mendon se duhej të ishin në finale?

Gerta 100 për qind. Unë do fusja dhe Jozin, unë. Nga këto të fundit do të fusja dhe Danjën. Unë them divani i kuq. Ne kemi luajtur më pastër, jo me manipulime. Nuk jemi marrë me shpifje se kjo ishte më e keqja. Sidomos për mua që nuk isha fare për prime, për përditë ok.