Jozefin Marku, i njohur si Jozi, ish-banor i Big Brother VIP Albania 4, ka mbetur pa llogari në ‘Instagram’.
Atij iu është bllokuar llogaria, pas goditjes që ia bëri Jozi banorit nga Peja, Besart Kelmendi, të njohur si Gjesti.
Gjithsesi, në kushte anonimiteti për Insajderin kanë bërë të ditur se llogaria është bllokuar nga një haker me prejardhje nga Kosova.
Sipas këtyre burimeve, përgjegjësinë për bllokimin e llogarisë së Jozit e ka marrë një haker me nofkën “Koxy ops”. /Insajderi/
E ftuar në “Big Brother Fun Club”, Loredana Brati komentoi për herë të parë daljen e saj nga shtëpia e ‘BBVA’, duke ndarë ndjesitë e saj për situatat e fundit.
“Do të kisha pritur të shikoja klipin, të kaloja pak kohë me Jozin pas daljes nga BBVA, të kishim një moment për të diskutuar çfarë ndodhi… por nuk ndodhi,” u shpreh ajo duke treguar se ende nuk e ka përpunuar plotësisht situaten.
Loredana reagoi edhe ndaj veprimit të Jozit ndaj Gjestit, duke u distancuar:
“Ishte një pamje shumë e fortë, jo e mirë për t’u parë. Distancohem komplet nga gjesti i Jozit ndaj Gjestit, nuk ishte i pranueshëm. Më vjen keq që ai arriti ta bënte atë gjë.”
Megjithatë, ajo theksoi se nuk pendohet për rrugëtimin e saj: “Nuk pendohem, do ta bëja sërish të njëjtën rrugë. Kam mësuar shumë.”