I shpëtoi at*ntatit, kush është gruaja e Roan Brahimit, pa me sy vr*sjen e bashkëshortit të saj

Katerina Beqo, gruaja që pa me sy vdekjen e bashkëshortit të saj, dyshohet se ishte shenjestra e atentatit të mbrëmshëm në Lundër të Tiranës.

37-vjeçarja, që u njoh si gruaja “e dytë” e Roanit alias Sidorelit prej vitesh ka jetuar në Greqi bashkë me djalin, i cili po ashtu ishte në mjetin ku vra babai i tij në Athinë më 9 maj 2024, ndërsa në makinë ishte edhe djali i çiftit.

Sipas dyshimeve të raportuara më herët, Beqo ishte vendosur në shënjestër nga atentatorë ende të paidentifikuar, ndërsa mbrëmë u qëllua për vdekje vjehrri i saj. Jo shumë më vonë se vrasja e tij, një automjet Mercedes-Benz G Class në të cilin udhëtonin 4 të rinj, dy prej tyre të mitur u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të Shkozës.

Foto
Besohet se ngatërresa ka ardhur për shkak se automjeti që përdor bashkëshortja e Brahimit është e njëjtë me atë që përdornin katër të rinjtë.

Për t’u rikthyer te vrasja e bashkëshortit të saj në Greqi, Beqo, e cila mbante me vete edhe fëmijën e mitur, pa me sytë e saj dy persona me veshje të errëta që iu afruan makinës me një motoçikletë dhe hapën zjarr në drejtim të bashkëshortit të saj.

Sipas hetimeve, autorët pritën momentin kur Brahimi do të parkohej për të ekzekutuar planin e tyre, ndërsa Beqo dhe fëmija dolën pa lëndime serioze nga automjeti.

Pas sulmit, policia greke njoftoi se Agjencitë Hetimore në Athinë janë duke hetuar si motiv kryesor larjen e hesapeve mes grupeve kriminale shqiptare.

Në dëshminë e parë për hetuesit, Beqo pranoi se nuk kishte menduar kurrë se bashkëshorti i saj do të vinte në Greqi, pasi Roan Brahimi e kishte surprizuar me ardhjen për festat e Pashkëve Ortodokse.

“Nuk dija gjë, nuk më kishte thënë që do të vinte. Erdhi të shtunën e Pashkës. Isha në makinë me të, por nuk mbaj mend çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina”, rrëfeu 37-vjeçarja. Ajo po ashtu konfirmoi se gjithçka kishte ndodhur në sy të djalit të tyre të vogël. “Fëmija pa gjithçka. Tani po qëndron me mamin tim, ndërsa unë në shtëpi. Nuk jam aspak mirë”.

32-vjeçari Roan Brahimi kishte shkuar t’i merrte me makinë nga parku ku ndodheshin Beqo dhe djali i vogël, kur ndodhi ngjarja.

 

Atentati i mbrëmjes së djeshme në Lundër të Tiranës ka marrë një kthesë të fortë. Burimet raportojnë se plumbat që u derdhën mbi makinën ku udhëtonin dy djemtë e biznesmenit Vesel Demiraj, shoku i tyre dhe shoferi i familjes, ishin në të vërtetë për gruan e Roan Brahimit.

Ky shtetas rezulton i vrarë një vit më parë në mes të Athinës, pasi dyshohej se kishte gisht në disa ngjarje të rënda kriminale që kishin ndodhur në aksin Lezhë-Laç, kryesisht në dëm të familjes dhe rrethit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim në Shqipëri, por bënte një jetë të dyfishtë mes Lezhës, Dubait, Italisë, Athinës dhe Spanjës.

Në Athinë ku dhe u vra në Maj 2024, ai jetonte ne gruan e tij të dytë Katerina Beqo me të cilën kishte dhe një djalë 7 vjeçar. Ndërkohë, Roan Brahimi rezulton se kishte dhe një bashkëshorte tjetër në Lezhë, ku jetonte familja e tij.

FOTO/ Atentati që shkoi keq në Lundër, a ishte gruaja e dytë

Partnerja e Roan Brahimit ne vendin e ngjarjes, Athine maj 2024

Dyshimet janë se gruaja që është tentuar të vritet mbrëmjen e djeshme ka qenë pikërisht Katerina Beqo. Ky veprim i autorëve është jashtë çdo rregulli zakonor e kanunor, që nuk lejon që femra të preket e aq më tepër të vritet, por siç duket nga ashpërsia e goditjes urrejtja ka qenë e madhe.

Fatkeqësisht, nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur rëndë dy djemtë e presidentit të kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani Security”, njëri prej të cilëve 11 vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dje, ai po festonte ditëlindjen me vëllain dhe shokun e tyre Kian Mullaj, i cili mbeti gjithashtu i plagosur bashkë me shoferin e familjes Demiraj, Arenc Stafa.

Ata kishin qenë në fshatin Pjezë të Shijaku duke festuar dhe në orët e mbrëmjes po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Lundër, kur sapo kanë kaluar rrethrrotullimin e TEG-ut janë ndjekur nga atentatorët dhe janë qëlluar me breshëri plumbash në lëvizje, për qindra metra.

FOTO/ Atentati që shkoi keq në Lundër, a ishte gruaja e dytë

G Class qe ra ne atentat – Vendngjarja

Në afërsi të Lundrës, plumbat kanë kapur dhe shoferin dhe mjeti Mercedes Benz G Class ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve, rezulton se edhe gruaja e Roan Brahimit jeton pranë familjes Demiraj në zonën e vilave në Lundër dhe përdor automjet të të njëjtit model si ata, pra Mercedes Benz G Class. Madje, edhe targa e mjetit që ajo përdor ndryshon vetëm me një gërmë nga Mercedesi i familjes Demiraj.

Megjithatë, do të jenë hetuesit ata që do të sqarojnë dinamikën dhe shkakun e ngjarjes së rëndë, pasi siç raportohet Mercedesi i familjes Demiraj ka qenë i loguar me logot e kompanisë së tyre “Pelikan Security”, çka nuk e bënte aspak të vështirë njohjen.

FOTO/ Atentati që shkoi keq në Lundër, a ishte gruaja e dytë

Viktima Gjovalin Prendi

Dyshimet se atentati lidhet bashkëshorten e të ndjerit Roan Brahimi shtohen edhe më tepër, kur një orë para atentatit në Lundër, në fshatin Pllanë të Lezhës pati të shtëna me armë zjarri dhe viktimë e tyre mbeti shtetasi Gjovalin Prendi. Ai është babai i Roan Brahmit, i cili më para ka përdorur dhe emrin Sidorel Prendi.

Gjovalin Prendi ishte duke konsumuar kafe në lokal, kur persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt tij dhe e lanë të vdekur në vend. Rreth një orë pas kësaj ngjarje që tronditi Lezhën, u regjistrua dhe atentati në periferi të Tiranës.