Edi Rama lëshoi një deklaratë skandaloze kur i quajti burrat shqiptarë çyrykë në një takim në Dibër.
Një deklaratë tillë do kishte groposur çdo politikan në vende ku mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sot ai vazhdoi me qëndrimet e tij skandaloze nga Lezha, duke deklaruar se pa Lindën, gruan e tij të katërt, do ishte si një ndërtim pa leje.
Pavarësisht imazhit që kërkon të përcjellë, 3 martesat e para të Ramës kanë dështuar ndër të tjera dhe për shkak të dhunës së raportuar në familje.
Gjatë gjithë karrierës së tij politike, Edi Rama e ka treguar më shumë se një herë se është një njeri që nuk ka lidhje as me familjen, as me traditën, as me fenë edhe sot në Lezhë nuk e ndali gjuhën vulgare me gratë.
Ky që i ‘vlerëson shumë’ gratë, është po ky që gratë shqiptare, nga Tropoja në Sarandë i nxiti të punësonin në parcelat e kanabisit dhe sot tha sërish tha se më shumë se gjysma e burrave shqiptarë janë çyryk.
Me shumë mundësi, Rama i ngatërron gratë shqiptare me gratë e sektit të tij ‘rilindjes’ dhe burrat shqiptarë, me vartësit e tij që shpesh herë u gjen edhe gra, qofshin këto edhe ish-gratë e tij.
Edi Rama në takim me gratë në Lezhë: Unë pa gruan time jam ndërtim pa leje. Kush s’e pranon se është çyryk dhe nuk dëgjon gruan, le të mbetet çyryk, çfarë të themi. Por ata burra që nuk janë çyrykë, dëgjojnë gruan…
© SYRI.net