U pl*gosen femijet per te! Tr*ndit me reagimin gruaja e Roan Brahimit flet për vr*sjen e vjehrrit në Lezhë: Une di qe

Bashkëshortja e Roan Brahimit ka dëshmuar në polici pas vrasjes së vjehrrit të saj, Gjovalin Prendi 64 vjeç.

Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, ajo ka thënë se nuk ka asnjë dijeni se kush qëndron prapa ekzekutimit të vjehrrit të saj.

Ajo ka pohuar para hetuesve se nuk ka konflikte, por nuk ka përjashtuar problemet që ka patur bashkëshorti i saj me persona të tjerë, i cili është vrarë në Athinë 1 vit më parë.

Lidhur me dyshimet e hetuesve që atentati i së enjtes në Tiranë ku u plagosën 4 veta mund të ketë lidhje me vrasjen në Lezhë të vjehrrit të saj, bashkëshortja e Roan Brahimit sërish është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për lidhje me ngjarjen.

Policia dyshon se atentati me 4 të plagosurit në Tiranë, mes të cilëve edhe fëmijë, mendohet që të jetë ngatërruar objektivi. Kjo për shkak se, sipas hetuesve, bashkëshortja e Roan Brahimit ka në posedim një automjet Benz G-Class njësoj si ajo me të cilën udhëtonin 4 të plagosurit dhe banon në të njëjtën lagje me ta në periferi të Tiranës.

Sipas të njëjtave dyshime, autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë, kanë dashur të vrisnin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë.

Por kjo pistë është në kuadrin e dyshimeve dhe nuk është varianti zyrtar i policisë.

Gjovalin Prendi u ekzekutua në Pllanaj të Lezhës në lokalin e tij mbrëmjen e së enjtes (17 Prill 2025).

Disa minuta më vonë, në periferi të Tiranës, në zonën e Lundrës në Unazë të Madhe, u qëllua me breshëri kallashnikovi në lëvizje një automjet Benz G-Class me të cilin udhëtonin 4 persona; shoferi 34-vjeçar, një 19-vjeçar dhe dy të mitur 11 dhe 17 vjeç. Të gjithë mbetën të plagosur. 11-vjeçari është në gjendje më të rëndë. Askush prej tyre nuk ka precedent penal dhe as konflikte të ditura.

/tvklan.al