Ja çfarë do të ndodhë sonte në finalen e “Big Brother VIP” – Këto janë surprizat madhështore që produksioni ka rezervuar për finalistët

Big Brother VIP Albania 4” po i afrohet fundit të tij, ndërsa katër finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako po shijojnë momentet e fundit në shtëpi. Të shtunën, më 19 prill, do të zhvillohet finalja e madhe, raporton Insajderi.

Për herë të parë, finalja nuk do të mbahet në një studio të vetme, por në dy ambiente të ndara, duke sjellë një risi në prezantimin e këtij eventi.

Në mesin e artistëve që do të ngjiten në skenë janë Besa Kokëdhima dhe Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki. Nuk do të mungojë as një performancë speciale nga vetë finalisti Gjesti, i cili pritet të surprizojë publikun.

Ka kaluar një javë nga ngjarja e bujshme e “Big Brother VIP 4” ku Gjesti u qëllua nga Jozi

Ka kaluar një javë nga ngjarja e bujshme e “Big Brother VIP 4” ku Gjesti u qëllua nga Jozi. Ky i fundi qëndroi në heshtje fillimisht, por ditën e sotme ka bërë reagimin e parë.

Jozi ka bërë disa postime në “Instastory”, ku shprehet se është provokuar, por në asnjë moment nuk ka luajtur rolin e viktimës. Njëkohësisht ai kërkon ndjesë për veprimin e kryer dhe shton se ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në atë lojë.

“Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë! Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.

Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperience që do mbetet e paharrueshme në jetën time.

U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.

Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejte, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.

Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë qe ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.

Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis”, ka shkruar Jozi në postimet e tij në “Instastory”.