Rama tha se edhe zëri i komunitetit rom do ketë një mbështetje të madhe në këto zgjedhje, teksa ka vlerësuar kandidaten e Delvinës e cila përfaqëson komunitetin rom.
Kryeministri Rama ka folur sot për mbështetjen që ai dhe qeveria e tij ka planifikuar në mandatin e ardhshëm për t’i dhënë grave.
Rama është ndalur të kandidatja e Delvinës, Ina Majko, i cili u shpreh se është shumë krenar që ka zgjedhur ta ketë në listën e Vlorës. Ai njoftoi se dhe nëse Majko nuk do jetë pjesë e Kuvendit, do jetë pjesë e qeverisë.
“Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama nga Korça.
Rama theksoi gjithashtu se 56% e anëtarëve të PS janë gra e vajza, ndërsa shtoi se kanë përqindje të lartë në administratë dhe institucionet lokale. Sipas kyeministrit, pa gratë dhe vajzat as nisma për mbylljen e TikTok e mbrojtjen e fëmijëve nga krimi nuk do arrihej dot.
“Nëse do arrinim të mbyllnin TikTokun pa mbështetjen absolute të grave. Po të ishte muhabet burrash nuk e di nëse do ishte mbështetja për të mirën e fëmijëve për mbylljen e TikTok. Dhe ne nuk do ndalemi, ku kemi edhe risi në PS, ku organizatat e partisë drejtohen nga bura e djem e gra dhe vajzave. Dhe në shumicën e tyre kemi drejtuese gra e vajzave”, u shpreh ai.