Me vdekjen e Papë Franceskos në moshën 88 vjeçare, vëmendja e botës kthehet tani mbi pasuesin, kush do të jetë ai?
Parashikimet se kush do të zgjidhet si lideri i ardhshëm i 1.2 miliardë katolikëve po shoqërohet me vështirësi. Në teori, çdo klerik mashkull i pagëzuar mund të jetë Papë. Në praktikë, megjithatë, papa i ri do të zgjidhet nga kardinalët që do të mblidhen në Kapelën Sistinë në Vatikan për një zgjedhje të fshehtë brenda konklavës.
Pasi Papa Benedikti 16-të u tërhoq në 2013, vetëm pak vëzhgues të Vatikanit parashikuan që Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina mund të zgjidhej si Papa Francesku.
Në këtë moment nuk ka kandidatë zyrtarë, duke e kthyer këtë në një lojë hamëndesimesh më sfiduese. Por diskutohen emra të mundshëm si kandidatë të Papatit që përfliten në korridoret e Vatikanit.
Origjina e tyre e ndryshme reflekton edhe ndikimin e madh të Kishës Katolike.
Peter Erdo
Për konservatorët është Peter Erdo, një kardinal hungarez dhe Arqibishopi i Esztergom në Budapest. Edëard Pentin, një ekspert i Vatikanit dhe autor i “The next Pope: kardinalet kandidatë në linjë, thotë: Erdo është një kandidaturë kryesuese në linjën konservative të Kishës. Njerëzit e duan sepse ai është një kanonist i fort; është shumë i aftë në ligjin kishtar. “shumë katolikë ndjejnë se kisha duhet të kthehet pas nga një ndjenjë e paligjshmërisë kishtare që evoluoi nën Françeskun. Erdo do të ishte njeriu i duhur”.
Luis Antonio Tagle
Ndërmjet liberalëve brenda Kishës Katolike, kardinali Luis Antonio Tagle është një emër që përmendet shpesh. Ka një humor të mirë dhe pikëpamje progresive, ai vjen nga Filipinet dhe nëse zgjidhet do të jetë papa i parë aziatik.
Ai ka marrë nga përulësia e Papa Franceskut – në seminarin në Filipine ku jetoi për 20 vjet, në dhomën e vet nuk kishte ajër të kondicionuar dhe televizor. Edhe kur u bë Peshkop e shmangu makinën dhe shkonte në punë me autobuz ose një xhip.
“Pesë ose gjashtë vjet më parë ai ishte i preferuari i papa Franceskut për ta pasuar. Ai është kreu i një dege të ungjillizimit. Është një pretendent mjaft i fortë dhe është relativishit i ri”, thotë zoti Pentin.
Mosha mund të jetë kundër tij, megjithatë – kardinalët janë të kujdesshëm për të emëruar një djalë relativisht të ri, sepse papati i tij mund të zgjasë me dekada, duke penguar ambicien e tyre dhe duke shtrydhur edhe shancet e tyre për tu zgjedhur një ditë.
Pietro Parolin
Sekretari i shtetit aktual në Vatikan – në fakt kryeministri i tij – konsiderohet gjithashtu një kandidat kryesor. Profili i tij u rrit gjatë luftës në Ukrainë, pasi Vatikani u paraqit si një ndërmjetës me Moskën për ti dhënë fund konfliktit.
Thomas Reese, një prift katolik amerikan dhe autor i “Inside the Vatican”, thotë: ai është një diplomat kompetent. Ka qenë truri pas Papës Francesk në diplomacinë ndërkombëtare. Nuk e hedh gabim këmbën”.
Emri i tij u njollos megjithatë nga një skandal pronash ku Vatikani humbi miliona euro përmes blerjes së gabuar të një ish salle ekspozite të Harrods në Londër. “Do ngrihen pyetje nëse ishte i paaftë apo i delegoi përgjegjësi vartësve. Por sido që të jetë, dicka shkoi keq dhe ai ishte shefi. Ka edhe një gjyq në vazhdim që mund të erresojë papatin e tij” tha At Reese.
Kandidatë të tjerë
Një tjeter kandidat liberal është kardinali Jose Tolentino Calaca de Mendonca, që vjen nga ishulli portugez i Madeira dhe u emerua nga Papa Francesku si drejtues i një departamenti për kulturën dhe arsimin.
Kardinali Matteo Zuppi, kryepeshkopi i Bolonjës është një tjetër italian në këto diskutime, një progresist që konsiderohet të ketë qenë i afërt me Papa Franceskun.
Duke qëndruar brenda Europës, kardinali Mario Grech nga Malta, sekretari i përgjithshëm i sinodit të ipeshkvijve, konsiderohet se ka një shans të mirë për të marrë postin më të lartë.
Ai shihet si një njeri i afërt me Papa Françeskun, por në thelb një konservator, që do të thotë se mund të jetë një kandidat kompromisi.
Jashtë Europës, një nga emrat më të përmendur është kardinali Peter Turkson nga Gana. Ai ka qenë një këshilltar kyç i Papa Françeskut për çështje si ndryshimet klimatike dhe drejtësia sociale.
Nëse zgjidhet nga kolegët e tij kardinalë në konklavë, ai do të ishte papa i parë me origjinë afrikanoze i zi në histori.
Një tjetër afrikan që përmendet është kardinali Robert Sarah nga Guinea, i cili ka kritikuar ideologjinë gjinore dhe ka denoncuar radikalizmin islamik.
Parashikimi i fituesit është një punë e rrezikshme:
Që nga zgjedhja e Papa Françeskut në vitin 2013, ai ka emëruar rreth dy të tretat e kardinalëve që kanë të drejtë vote për të zgjedhur papën e ardhshëm.
“Pothuajse gjysma e kardinalëve tani janë nga jugu global. Ata kanë shqetësime që janë të ndryshme nga ato të Europës dhe SHBA-ve. Janë të shqetësuar për ngrohjen globale, varfërinë, luftërat civile, korrupsionin në qeveri,” tha At Reese, historian i Kishës dhe kolumnist për Religion Neës Service.
“E gjithë politika është lokale. Çdo kardinal dëshiron të dijë si do të shihet papa i ardhshëm në vendin e tij. A është dikush që do të më dëgjojë, që flet gjuhën time? Ata mund të zgjedhin një kardinal nga jugu global.”
Rregullat e Vatikanit përcaktojnë se kardinalët duhet të arrijnë një shumicë prej dy të tretash kur mblidhen për të votuar në konklavë, që zhvillohet brenda Kapelës Sistine. Për momentin, nuk ka një kandidat të qartë kryesor.
Ka kaq shumë të panjohura, dhe procesi është kaq i paqartë, saqë parashikimi i një fituesi është shumë i rrezikshëm.
“Herën e fundit, kur Benedikti XVI dha dorëheqjen, unë parashikova që nuk kishte asnjë shans të zgjidhnin një papë jezuit. Dhe ata zgjodhën një jezuit. Kjo tregoi sa të dobët ishim në kuptimin e procesit,” tha At Reese.
The Telegraph.