Ia shp*toi jeten te birit me 1 minute! Flet babai i 11 vjecarit qe iu be at*ntat, 4 pl8mba ne trup: Ja gjendja tij

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati mafioz në Lundër i disa ditëve më parë, ka reaguar për herë të parë në emisionin “Opinion” teksa ka treguar dhe gjendjen shëndetësore të së miturit.

Demiraj është shprehur se ka qenë ai që i ka dërguar fëmijët në spital teksa ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 të tjerë në dorën e majtë. Bardhi Demiraj është shprehur se nëse do të ishte vonuar dhe 1 minutë më shumë, i mituri mund të mos jetonte.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Momentalisht 11-vjeçari Dior Demiraj dhe i vëllai i tij, 17-vjeçari Marko ndodhen në Itali për trajtim të specializuar, ndërsa gjendja e të miturit paraqitet e rëndë.