Sondazhi nga miku i Trump ne Top Channel! Nese zgjedhjet mbahen sot, ja kush pelqehet per Kryeminister

Edi Rama është kandidati më i preferuar për postin e kryeministrit me 50.5% të mbështetjes nga qytetarët, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel, publikuar sonte në “Top Story”.

Në vendin e dytë renditet Sali Berisha, me 36.1% të të anketuarve që pëlqejnë kryedemokratin për drejtimin e qeverisë.

Adriatik Lapaj vjen i treti me 8.5%, duke u pozicionuar si një alternativë e re në skenën politike.

Agron Shehaj (1.3%), Arlind Qori (0.8%) dhe të tjerë (0.6%) kanë mbështetje të ulët. Ndërkohë, vetëm 2% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Rezultatet tregojnë se gara për kryeministër vijon të dominohet nga figurat tradicionale.

Top Channel

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes.

Ndërkohë, parti të tjera janë:

• Shqipëria Bëhet – 6.8%
• Mundësia – 1.6%
• PSD – 1.2%
• Lëvizja Bashkë – 0.9%
• Koalicioni Euroatlantik – 0.7%
• Nisma Thurje – 0.2%
• Parti të tjera – 0.3%
• Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%

Sipas sondazhit, përqindja e pavendosur mbetet e ulët.

Top Channel