Vr*sja e babait të Roan Brahimit, Klodiana Lala jep detaje: Ervis Martinaj u betua se do t’i sh*ante familjen, por pse e theu kodin e Kanunit

Gazetarja Koldiana Lala ka folur këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” për vrasjen e Gjovalin Prendit në Pllanë të Lezhës, i cilli është babai i Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë një vit më parë.

Klodiana Lala foli për një sagë të gjatë hakmarrjesh për shkak të atentateve ku ka qenë përfshirë Roan Brahimi dhe armiqësia e këtij të fundit me Ervis Martinajn.

“Gjovalin Prendi u vra para biznesit të tij. Vijon një sagë e gjatë gjakmarrje dhe hakmarrje për shkak se djali i itj, Roan Brahimi, ishte përfshirë në shumë atentate mafioze me shumë viktima. Sipas zbardhjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve, automjeti i përdorur, i vjedhur, ka ardhur nga Miloti dhe është afruar pranë biznesit të Gjovalin Prendit. Kanë dalë dy persona të maskuar dhe njëri ka qëlluar Gjovalin Prendin. Automjeti është larguar drejt Milotit dhe është gjetur i djegur në Fushë Gjormë.

Roan Brahimi u ekspozua për herë të parë në atentatin e Fushë Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqte e tij. Një nga të dyshuarit ishte edhe Roan Brahimi, së bashku me Indrit Doklen dhe të tjerë, u shpallën në kërkim policor për tu marrë në pyetje. Që nga ai moment policia ka patur të dhëna se grupi Martinaj ishte përbetuar se do ta shuante të gjithë familjen. Në vitin 2024 Roan Brahimi është ekzekutuar në Athinë, në sy të gruas së dytë. Ai kishte dy gra, njëra këtu dhe tjera jeton në Greqi dhe nuk rezulton me përfshirje në historitë e bashkëshortit.

Roan Brahimi është dyshuar edhe për atentate të tjera si ajo e Gjeloshit. Është dyshuar për atentatit ndaj Ylli Brahimit, që e kishte edhe kushëri të bashkëshortes së parë. Po ashtu i dyshuar për ngjarjen e vrasjes së Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës.

Ka patur konflikt edhe me një grup të Tepelenës, e drejtuar nga ai që njihet si Reno i vogël. Familja Prendi ka marrë mesazhe kërcënuese që pas atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës. Policia është shumë larg autorëve. Ka kërkuar identifikimin e shasisë, nuk ka ende përgjigje për shkak të pushimit të Pashkëve.

Roan Brahimi ishte në përplasje edhe me grupin Reçi, djemtë e kësaj familje ishin në aleancë me djalin e Ardjan Gjeloshit, që Roan Brahimi tentoi ta eleminonte.

A mund të zbulohen të dhëna të tjera të reja?

Ishte në konflikt me Martinaj për shkak të lojrave të fatit. Ervis Martinaj dhe kushëriri i tij, Brilanti, e kishin dhunuar në mënyrë barbare. Në atë kohë ka qenë një nga njerëzit e familjes e ka marrë në gjendje shumë të rënduar dhe dhunuar. Që atëherë ishte përbetuar se do të merrte hak. Ndaj tentoi të vriste edhe Ylli Brahimin, edhe pse e kishte krushqi, e dyshonte si njeriun që e tradhtoi. Këto janë pistat kryesore. Rrugës mund të dalin edhe pista të tjera.”-tha Lala.