Dy motra qe urrehen! Gerta e thotë troç: Mes saj dhe Oltës, ja kush ka qenë më e fortë në Big Brother VIP

Në natën finale të “Big Brother VIP Albania 4”, banorët ndanë emocionet dhe reflektimet e tyre për rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mes tyre, edhe Gerta Gixhari u përball me një pyetje provokuese nga gazetari Ronaldo Sharka.

“Kush ka qenë më e fortë në Big Brother VIP, Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, iu drejtua ai, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj këtë edicion dhe asaj të motrës, Oltës, në edicionin e dytë.

Gerta, me shumë diplomaci, u shpreh:
“Secila ka pasur lojën e vet. Nuk them dot gjëra të tilla.”

Megjithatë, ajo nuk nguroi të vlerësonte rrugëtimin e Oltës përkrah Luiz Ejllit në BBV2:
“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër.”

Gerta shtoi gjithashtu se, sipas saj, dinamikat midis edicioneve kanë qenë të ndryshme, ndaj nuk preferoi të bënte krahasime të drejtpërdrejta.