Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prençi.
Mësohet se ka nisur verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj më Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.
Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin.
Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.
Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda për këtë tender, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për abuzime.

Comments are closed.