Moderatorja e njohur, Heidi Baci, ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Mos i bjer me top’, me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, ku foli për eksperiencën e saj më të re si moderatore e “Fan Club BBV 4”.
Ish-banorja e edicionit të tretë të reality show-t u shpreh se është e lumtur për të gjithë rrugëtimin e saj, ku edhe paksa i vështirë, ka patur afër njerëz që e kanë mbështetur.
Më pas Ronaldo i bëri dy pyetje edhe në lidhje me jetën e saj personale: “Nëse të pyesim sot për statusin tënd, ke një përgjigje?”.
“Ç’është e vërteta nuk kam, nuk kam një përgjigje”, u shpreh moderatorja e njohur.
E pyetur ‘nëse të pyesim a je e lumtur, je e lumtur?’, Heidi u përgjigj:
“Sot po, jam mirë. jam mirë me veten time, me punën, familja është mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi, Deni mirë, unë do jem gjithmonë e lumtur. Pastaj është Zoti që përcakton riskun tonë”.
Kujtojmë se Heidi dhe Romeo Veshaj krijuan një romancë gjatë pjesmarrjes së tyre në BBV, mirëpo përfundoi shpejt pas daljes së tyre nga programi, ndërsa nuk pati asnjë reagim publik nga dyshja për të treguar arsyet që çuan në këtë ndarje.